Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit, ngrinë asetet e disa kompanive

22:03 / June 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
be
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për disa individë dhe kompani, të cilat akuzohen se po ndihmojnë financiarisht Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe blloku evropian.

Ky është rundi i dytë i sanksioneve që ka vendosur BE-ja ndaj Hamasit dhe grupit palestinez, Xhihadi Islamik Palestinez, pasi ato sulmuan Izraelin më 7 tetor, gjë që nxiti luftën në Gazë.

Deri më tani, blloku evropian ka vendosur në listën e zezë 12 individë dhe tri entitete për shkak të lidhjeve të tyre me këto dy grupe.

Në raundin e fundit të sanksioneve, veç tjerash u sanksionuan tri kompani që përdoren nga financuesi kryesor i Hamasit, Hamza Abdelbasit, i cili sipas BE-së, përdor këto kompani për të dërguar fonde te grupi.

Në mesin e kompanive të sanksionuara është edhe firma spanjolle e patundshmërive, Al Zawaya Group, dhe dy të tjera me bazë në Sudan, u tha në njoftimin e BE-së.

Sanksionet evropiane po ashtu kanë shënjestuar kreun e Hamasit që bën transferimin e parave nga Irani.

BE-ja tha po ashtu se ka vendosur sanksione edhe ndaj Ali Morshed Shirazi, oficer i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, i cili mbikëqyr raportet mes grupeve palestineze dhe Teheranit.

Në listën e sanksioneve të BE-së është futur edhe zyrtari i lartë i Hamasit, Maher Rebhi Obeid, “përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve terroriste të Hamasit në Bregun e pushtuar Perëndimor”, u tha në njoftim.

Nga sulmi i Hamasit në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës së Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë.

Në prill, BE-ja kishte sanksionuar katër kolonë “ekstremistë” izraelitë dhe dy grupe lidhur me dhunën kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

BE hamas sanksione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.