Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Probleme me vonesat apo anulimet e fluturimeve? Skema si të dëmshpërbleheni

10:41 / July 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
999680
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drita Avdyli, Kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimeve e ftuar në një emision televiziv, ka bërë me dije për qytetarët se si të veprojnë për t’u dëmshpërblyer në rastet e vonesave apo anulimeve të fluturimeve.

Avdyli sqaroi se qytetarët duhet të kontaktojnë ndërmjetësues në mënyrë që të dëmshpërblehen si ekonomikisht, apo edhe moralisht.

Në rastet e vonesave nga 3-6 orë, apo edhe anulimeve të fluturimeve, Avdyli deklaroi se kompanitë e fluturimeve dëmshpërblejnë qytetarët për biletën e avionit, apo edhe të hotelit në rast se është prenotuar.

“Në këto raste, kur kemi vonesa mbi 3-6 orë, ose anulime të avionëve, qytetarët kontaktojnë ndërmjetësin dhe ne nëpërmjet një institucioni, qoftë edhe Agjencia e Aviacionit Civil rregullojmë marrëdhëniet edhe mes kompanive private për të dëmshpërblyer personat që kanë humbur nga kjo e drejtë. Edhe gjatë kohës së COVID, kemi pasur raste”, tha Avdyli ndërsa solli në vëmendje rastin e një fëmije të sëmurë të cilin nuk e lejuan të fluturonte.

“Po tregoj rastin e një të sëmuri, fëmije që nuk e lanë të hipte në avion sepse ishte me bombol dhe mund të rrezikonte jetën e pasagjerëve të tjerë. Në këtë rast kontaktuam me agjencinë e fluturimeve dhe arritëm drejt një zgjidhje sepse duke mos hipur në avion palët, humbën shpenzimet e hotelit, operacioni që u shty. Në këtë rast u dëmshpërblye bileta, dëmi ekonomik dhe moral”, theksoi ajo.

Avdyli sqaroi se ndërmjetësimi është çështje jashtë gjyqësore, por ligjore, kur ke një konflikt apo mosmarrëveshje. Zgjidhjet, shtoi ajo, vijnë nga 1-30 ditë.

“Zgjidhjet janë ligjore. Një akt marrëveshje e arritur në ndërmjetësim, është titull ekzekutiv”, përfundoi Avdyli.

eksperte fluturime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.