Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Moti i keq përfshinë Francën, Zvicrën e Italinë, raportohet për shtatë të vdekur dhe disa të zhdukur

15:32 / July 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1719839418xmoti i keq italia 454
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

FRANCË- Moti i i keq ka përfshirë Europën ku si pasojë kanë humbur jetën edhe disa persona. Bëhet me dije se stuhitë e mëdha me shira të rrëmbyer e rrëshqitjet e tokës kanë marrë të paktën 7 jetë njerëzish në Francë, Zvicër e Itali. Siç raportohet tre të moshuar kanë vdekur në rajonin verilindor francez Aube gjatë fundjavës kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën po udhëtonin. Ndërsa një person i katërt është në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu katër persona kanë vdekur dhe një tjetër është zdukur në Zvicër si pasojë pasojë e një rrëshqitjeje masive dheu, të shkaktuar prej shirave të dendur në zonë.  Ndërkohë një burrë u gjet gjithashtu i vdekur në kantonin jugperëndimor të Valais pasi kishte mbetur pre e një vërshimi të befasishëm uji. Shërbimet e sigurisë civile thanë se disa qindra njerëz u evakuuan në Valais dhe rrugët u mbyllën pas daljes nga shtrati të lumit Ronë. Moti i keq e ka vështirësuar ndjeshëm po kështu punën e ekipeve të shpëtimit.

Në Val D`Aosta të Italisë po ashtu përdoruesit e internetit shpërndanë imazhe të përmbytjeve spektakolare dhe ujërave që vërshonin nga shpatet e maleve. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës i nxitur nga aktiviteti njerëzor po rrit ashpërsinë, frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve ekstreme të motit si përmbytjet dhe stuhitë.

France Itali moti i keq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të premte

07:48 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.