Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rritet paga për punonjësit e sigurisë në shkolla

13:29 / July 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4a4c1c00ea3545f297d6d5dac6495723 202010061130
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër kategori e punonjësve në institucionet arsimore që do të përfitojnë nga rritja e pagave janë edhe oficerët e sigurisë në shkolla.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, në një takim me oficerët e sigurisë në shkollat e Tiranës, foli për rritjen e pagave dhe nënvizoi forcimin e ndikimit të rolit të tyre në perimetrin e shkollës, për parandalimin e fenomeneve dhe ngjarjeve që cënojnë sigurinë e fëmijëve.

“Për oficerët e sigurisë në shkolla do të kemi një rritje page mesatare rreth 13 mijë lekë të reja për këtë pozicion pune dhe në tërësi rritja e pagave do të shkojë në 80 mijë lekë të reja, si pagë mesatare për punonjësit e sigurisë në shkolla”, tha Ministrja Manastirliu.

Duke vlerësuar punën e oficerëve të sigurisë në shkolla, Ministrja Manastirliu foli për rëndësinë e forcimit të rolit të tyre: “Do të vijojmë që të rrisim numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla, bazuar edhe në kriteret e reja dhe gjithashtu do të kemi për objektiv dhe bashkëpunimin akoma më të ngushtë me të gjithë strukturat, të cilat janë të vendosura qoftë në shkollë, edhe jashtë saj, për të garantuar një shërbim sa më të mirë të sigurisë në shkolla, me fokus tek parandalimi. Duam që të garantojmë mirëqënie dhe siguri për fëmijët tanë”, tha Manastirliu.

Janë 30 mijë punonjës, që nga cikli parashkollor, të cikli fillor, ai 9-vjeçar, i mesëm, mësues të arsimit profesional, si dhe staf jo mësimor që përfitojnë nga skema e re e rritjes së pagave.

Paga e një oficeri sigurie në shkollë rritet mesatarisht me 13,800 lekë, duke e çuar pagën e tyre mesatarisht nga 66,200 lekë në 80,000 lekë.

Oficere sigurie rroga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.