Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Franca eleminon Portugalinë, sfidon Spanjën në gjysmëfinale

23:53 / July 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
787878
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishte padyshim një përballje “kokë më kokë”, mes dy “gjigantëve” të futbollit evropian, me “Luzitanët” e Portugalisë dhe “Gjelat” e Francës, që mbyllën gjithçka në rezultatin e bardhë, 0 me 0, sfidën çerekfinale, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, duke disktuar gjithçka mbi kualifikimin në goditjen e 11-metërshave.

Të shumta ishin rastet e shënimit nga të dyja skuadrat, me Randal Kolo Muani e Edoardo Camavinga, që patë shanset më të mirë për të kaluar “Gjelat” në avantazh, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre, ndërsa në anën Vitinha, Joao Cancelo e Bruno Fernandes tentuat portën e Maignan, mirëpo francezi ishte në formë fantastike mbrëmjen e kësaj të premteje, duke lënë gjithçka të barabartë deri në fund.Falë goditjes së penalltive triumfin e madhe e arritën “Gjelat” e Francës, të cilët u treguan më të saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, ndryshe nga “Luzitanët”, duke shënuar një penallti më shumë se këta të fundit (5-3), ku për portugezët gaboi “fantazisti”, Joao Felix, i cili goditi shtyllën.

Falë kësaj fitoreje të madhe, djemtë e teknikut Didier Deschamps arritën të sigurojnë fazën gjysmëfinale, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku përballë tyre do të kenë Spanjën, me sfidën spektakolare, që do të zhvillohet mbrëmjen e 9 korrikut, në mitikun Bavarez, të “Allianz Arena”.

France portugali Spanje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.