Personi i armatosur, i cili tentoi të vriste me armë zjari ish-presidentin amerikan Donald Trump, ishte një republikan 20-vjeçar i regjistruar, i cili më parë kishte dhënë një kontribut të vogël në një grup të lidhur me demokratët, raporton “CNN”.
Thomas Matthew Crooks jetonte në periferi të Pittsburgh të Bethel Park, rreth 35 milje në jug të vendit ku u zhvillua tubimi i Trump-it.
Autoritetet thonë se ai qëlloi disa herë me armë zjarri nga çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit, përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.
20-vjeçari u diplomua nga shkolla e mesme Bethel Park në vitin 2022, sipas një raporti të mediave lokale.
Babai i Crooks, Matthew Crooks, tha se ai po përpiqej të kuptonte çfarë po ndodhte dhe po priste që të fliste me forcat e rendit në lidhje me djalin e tij.
“Ai nuk kishte asnjë identifikim në trupin e tij, kështu që agjentët duhej të kontrollonin ADN-në e tij dhe të merrnin konfirmimin biometrik”, tha Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar me zyrën në terren të FBI-së në Pittsburgh, në një konferencë shtypi të shtunën mbrëma.
Trump u plagos në veshin e djathtë, po gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë. Ndërkohë nga të shtënat me armë humbi jetën një mbështetës i ish-presidentit dhe dy të tjerë u plagosën rëndë./CNA