Situata në pyjet e Ulzës është kritike sipas specialistëve të Mbrojtjes Civile pranë Bashkisë Mat. Zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe, madje po rrezikon banesa të fshatit.
Zjarrëfikësit dhe punonjësit e Bashkisë Mat e patën të pamundur të ndërhynin nga toka. Terreni tejet i thyer, tymi dhe flaket pamundësonin shuarjen e zjarreve.
Ministria e Mbrojtjes i është përgjigjur pozitivisht shqetësimit të Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër duke dërguar një helikopter për shuarjen e zjarreve që vazhdojnë përparimin drejt pyjeve të lartë të Trodhës dhe fshatit Stojan.

