Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skandali i mikrokredive në vend, Prokuroria zbërthen dosjen për ”MCA” dhe ”Final”: Zhvatën qytetarët

17:08 / July 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prokuroria e Tiranes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka vënë nën sekuestro dy shoqëri tregtare të mikro-kredive të akuzuar për krijimin e një skeme mashtrimi me pasojë zhvatjen e parave e pasurive të qindra qytetarëve. Prokuroria e Tiranës bëri me dije vendosjen e sekuestros mbi të gjitha kuotat dhe pasuritë e luajtshme a të paluajtshme dhe titujt e pronësisë të shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final”, të cilat po hetohen për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”.

“MCA” dhe “Final” dyshohet se pasi kanë siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna personale të debitorëve dhe familjarëve të tyre, numra telefoni, të dhëna të gjendjes civile, vendet e punës, i kanë përndjekur ata përmes telefonatave të vijueshme dhe jo vetëm më qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve për kredi të reja.

Ata kanë përdorur gënjeshtrën në përllogaritjen e detyrimeve, duke i fryrë shifrat pa bazë ligjore, si edhe ju kanë sekuestruar llogaritë bankare në kundërshtim me ligjin, përtej minimumit jetik. Jo vetëm kaq, por MCA dyshohet se ka kaluar në pronësi të saj pasuri të paluajtshme të debitorëve në ankande me vlera shumë më të ulëta se vlerat reale.

Të gjitha këto veprime sipas prokurorisë, kishin si qëllim shtrëngimin e debitorëve për të marrë kredi të reja për të shlyer kreditë e vjetra, por me interesa shumë më të lartë. Një muaj më parë Gjykata e Tiranës caktoi 5 masa sigurie “arrest në burg” dhe 4 të tjera “arrest në shtëpi” për administratorë të shoqërive të mikrokredive dhe shoqërive përmbarimore, të akuzuar për “vjedhje” e “shpërdorim të detyrës” përmes kësaj skeme.

Prokuroria Skandali i mikrokredive
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.