Ka goditur veten me thikë dhe ka kyçur derën e shtëpisë duke refuzuar ta ndihmojnë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos të Fierit.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se 30-vjeçari i identifikuar si Zhan Xhelaj, ka kryer veprimin në kushtet e depresionit, duke mbyllur derën e shtëpisë në katin e gjashtë të pallatit ku banon në lagjen “Naftëtari”.
Mësohet se në vendngjarjë janë familjarët e tij dhe policia të cilët tentojnë ta nxjerrin nga shtëpia për ta transportuar në spital për ti dhënë ndihmën mjekësore.
NJOFTIMI I POLICISE
Fier
Informacion paraprak
Në datën 16.05.2019, rreth orës 09:00, në Patos, shtetasi L.Xh, 35 vjeç,(i cili dyshohet se vuan nga sëmundja mendore) pasi ka mbyllur derën e banesës nga brenda, ka tentuar të vetvritet me një mjet prerës (thikë).
Falë ndërhyrjes së forcave të policisë dhe FNSH Fier u bë i mundur neutralizimi dhe shoqërimi i tij drejt Spitalit Rajonal Fier ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
