Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Gjergj Luca: Problemi më i madh i Ilir Metës është se ka humbur ekuilibrin e tij, Monikën!

21:46 / July 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 139
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta këto kohë ka bërë veprime mjaft të çuditshme në publik, të cilat kanë sjellë reagime të shumta dhe habi, duke ngritur shqetësim për gjendjen e tij emocionale. Biznesmeni Gjergj Luca, gjatë një interviste në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se Meta ka humbur ekuilibrin e tij më të madh, Monikën, ndaj ka këto probleme.

Ylli Rakipi: Ilir Meta tani, ç’mendon ti Lucë? Doli në një studio, i ra edhe topit, pastaj u rrëzua…

Gjergj Luca: E kuptoni se çfarë fatkeqësie, se ky u kthye te emisioni. Ky panel është me rininë. E kuptoni se çfarë fatkeqësie është, se kush e ka drejtuar këtë vend për 34 vjet? E kuptoni se kë ka marrë seriozisht ky vend? E kuptoni se sa hallexhi është ai që më ngacmon mua për të mbajtur këto ekuilibra me këtë lloj llumi? Si mund të mbash ekuilibra për këta njerëz? A aspirojnë për ndonjë gjë në jetë këta? A kanë ndonjë ëndërr? Çfarë halli kanë ata për ju? Ky vend nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për ju dhe për ne, e vetmja zgjidhje është që të hyjmë në komunitetin europian.

Ylli Rakipi: Këtë Metën, nuk e ke parë që ngrihej edhe nëpër hekura?

Gjergj Luca: Nuk dua të bëj tallava me këto. E vetmja e ardhme e juaja dhe e jona është që ky vend të hyjë në komunitetin europian.

Ylli Rakipi: Ore tani, unë të pyeta për Ilir Metën.

Gjergj Luca: Iliri ka humbur ekuilibrin më të madh të vetin, Monikën. Monika është një grua shumë herë më e ekuilibruar se ai dhe Iliri ka për ta patur problem këtë humbje.

Ylli Rakipi: Po doktorin e ke parë në penxhere dhe a të vjen keq që është në penxhere? Ma ke thënë dhe në emisionin e parë, që Ndreka, ndjesë paste, e kishte mik doktorin dhe nuk doje të flisje.

Gjergj Luca: Saliu është kokrra e burrit, burrë më të fortë se Sali Berisha nuk ka. Ja ku e ke Sali Berishën dhe ja ku e ke gjithë rinia duke u varur te Sali Berisha për të hypur te dritarja dhe janë të gjithë të mbaruar, sepse vuajnë nga patologjia e dashnisë për doktorin. Doktori është burri më i fortë te ajo pjesë që i beson. Është burrë i fortë, a e mori partinë prapë?!

Gjergj Luca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.