Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në zonën e Thumanës, teksa raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit.
Një konflikt mes dy kushërinjve ka agravuar në përplasje me armë, ku një punonjës policie, i identifikuar si Sahit Ahmeti Sela, me armën e shërbimit pas një sherri ka qëlluar në drejtim të disa personave, ku ka mbetur i plagosur Adrian Sela.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur dhe efektivi Sahit Ahmeti Sela.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive pronësie, ndërkohë, të plagosurit thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
