Noval Djokoviç është shumë i fortë për Rafael Nadal. Super dueli i zhvilluar pasditen e sotme në “Lojërat Olimpike “Paris 2024” me triumfin e serbit. 6-1 dhe 6-4 ishin shifrat e seteve që prodhoi ky takim, me serbin Djokoviç që dominoi mbi spanjollin duke mos e vënë aspak në dyshim fitoren. Kjo ishte sfida numër 60 mes këtyre dy tenistëve dhe pas kësaj fitoreje të Djokoviç, tashmë ai kryeson me dy suksese më shumë se sa Nadal (31-29).
Postime te ngjashme
Add A Comment