Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Altin Qato shpullë qytetarit, Klevis Balliu: Skandal rikthimi në punë, të merren masa disiplinore të plota për të

16:33 / August 5, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato goditi të premten ( 2 gusht) me shpullë një qytetar i cili iu bashkua protestës së banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, duke i rënë borisë së makinës. Për këtë ngjarje reagimet nuk kanë munguar. Partia Demokratike, përmes Klevis Balliut, thotë se dënon kthimin e Qatos në detyrë dhe kërkon marrjen e masave disiplinore serioze e të plota ndaj tij. ”Egërsimi i Altin Qatos dhe goditja e qytetarit është në vetvete një aferë korruptive për të mbuluar një tjetër aferë korruptive të qeverisë. Prej kohësh Policia e Shtetit është kthyer ne mburojë të pushtetit dhe aferave korruptive të Ramës, Ballukut dhe Veliajt. Kjo do të thotë dhune frontale kundër protestuesve dhe shërbim ‘extra full inclusive’ organizatave kriminale”,-tha Balliu.

Deklarata e Koordinatorit Rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu:

Altin Qato, shefi i Policisë Rrugore, që u bë simboli i radhës i Policisë Rrugaçërore do të kthehet në krye të detyrës pas një pezullimi pak ditor, sa për sy e faqe. Në shkelje të ligjit, përdhosjes së uniformës dhe të kodeve të shqiptarit, Altin Qato goditi në ‘rrugë të madhe’ një qytetar, duke u bërë një prej dhjetëra zyrtarëve të lartë policorë që dhunojnë qytetarë apo gazetarë pa asnjë shkak ligjor.

Partia Demokratike e dënon kthimin e Qatos në detyrë dhe kërkon marrjen e masave disiplinore serioze e të plota ndaj tij dhe çdo zyrtari që, në shkelje të detyrës, kërcënon, frikëson apo godet qytetarët. Rikthimi i tij në detyrë, pas një “autokritike të shëndoshë” për Rrumbullakun e narko-Policisë dëshmon se sa i inkriminuar është pushteti, që nxjerr policët e Rrugores në rrugët e Shqipërisë për të goditur qytetarët, që jo vetëm paguajnë taksa për rrugët, por edhe rrogat e policëve.

Egërsimi i Altin Qatos dhe goditja e qytetarit është në vetvete një aferë korruptive për të mbuluar një tjetër aferë korruptive të qeverisë. Prej kohësh Policia e Shtetit është kthyer ne mburojë të pushtetit dhe aferave korruptive të Ramës, Ballukut dhe Veliajt. Kjo do të thotë dhune frontale kundër protestuesve dhe shërbim ‘extra full inclusive’ organizatave kriminale.

Rrumbullaku mund ta mbajë Qaton për shërbimet që i bën Rilindjes, por nuk mund të ruajë edhe nderin e uniformës dhe as t’i shmanget përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Partia Demokratike e di se ne Policinë e Shteti ka efektivë te ndershëm dhe dinjitozë qe përplasen ballazi me krimin, siç ka si Qato me shokë, ushtarë të zellshëm kundër qytetarëve, deri në dhunë fizike, dhe ‘pula të lagura’ para kriminelëve. E dënojmë edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe politike dhe qytetare dhunën ndaj qytetarit, të kryepolicit Altin Qato, dhe i sigurojmë, si viktimën ashtu dhe agresorin se nëse i pari na ka në krah, i dyti na ka përballë deri në ndëshkimin më shembullor nëpërmjet ligjit.

altin qato Klevis Balliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.