Lojërat Olimpike ”Paris 2024”, vijojnë të sjellin çudira. Ann Fraser-Pryce, atletja nga Xhamajka nuk ka mundur dot të garojë për vendin e saj për një arsye qesharake. Sportistët që nuk qëndrojnë në fshatin Olimpik dhe nuk vijnë me autobusin e skuadrës, duhej të futeshin brenda në një mënyrë tjetër. Diçka të tillë, Pryce e kuptoi vetëm në fund, kur u afrua te stadiumi. “Një punonjës i sigurimit më tha se e ndryshuan dje rregullin. Si mund ta ndryshoni rregull dhe të mos tregoni? Pra, ju po i kërkoni të gjithë atletëve të cilët për çfarëdo arsye nuk qëndrojnë në fshat, të mos hyjnë nga porta kryesore?”, ka thënë Fraser-Pryce.
Postime te ngjashme
Add A Comment
