Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Në prag të fillimit të sezonit të ri, FSHF takim me klubet e Superiores për arbitrimin

14:00 / August 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arbitrimi 2048x1152 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një takim me të gjitha ekipet pjesëmarrëse në kampionatin Kategoria Superiore në prag të nisjes së sezonit të ri 2024-2025. Në këtë takim i cili u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” dhe që u organizua nga Departamenti i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit morën pjesë trajnerë dhe kapitenë të skuadrave të Kategorisë Superiore, ndërsa u diskutua mbi rregulloren e arbitrimit se si lojtarët ndëshkohen në rastet e ndërhyrjeve të gabuara ndaj kundërshtarit, prekjet e topit me dorë kur janë të ndëshkueshme dhe kur jo, simulimet në zonën e penalltisë, por edhe në fushë, tërheqjet dhe mbajtjet se si do ndëshkohen, etj.

Shefi i arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, i shpjegoi kapitenëve rregulloret dhe mënyrën se si duhet të sillen me arbitrat. Edhe njëherë tjetër u bë e qartë që komunikimi i vetëm i arbitrit të ndeshjes në momentet kyçe të relizohet vetëm me kapitenin e skuadrës.

E njëjta praktikë u ndoq nga UEFA në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” për të shmangur trysnin mbi arbitrin i cili gjatë një ndeshje mund të marrë gati 200 vendimi, por këto vendime nuk mund t’i marrë nën presionin e 22 lojtarëve, të cilët shpeshherë e rrethojnë atë duke e vendosur nën trysni edhe kur një situatë po kontrollohet nga sistemi VAR.

Prandaj e vetmja mënyrë është që komunikimi të realizohet vetëm me kapitenin e skuadrës, i cili është personi që do të marrë informacionin zyrtar për një vendim kyç, por gjithashtu është përgjegjës për sjelljen dhe reagimet e lojtarëve të tjerë të ekipit të cilët do të ndëshkohen disiplinarisht në qoftë se injorojnë këshillat e kapitenit.

Klubet kërkuan nga Departamenti i Arbitrimit në FSHF që raste të situatave të ndryshme të lojës që kërkojnë interpretim si prekjet me dorë, tërheqjet apo mbajtjet në zonën e penalltisë të dërgohen me video që trajnerët të punojnë në seancat teorike me skuadrën.

Edicioni i ri i kampionatit të Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin të dielën më 18 gusht ku do të luhen dy takimet e para Dinamo City-Egnatia dhe Teuta-Bylis.

arbitrimi FSHF
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.