Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

​Presidenti Vuçiç flet për hapjen e Urës së Ibrit: Nuk ka vullnet për dialog, pres provokime dhe probleme shtesë

18:01 / August 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucicc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka folur për hapjen e Urës së Ibrit, duke thënë se janë në kontakt të përditshëm me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe se presin që ta mbajnë fjalën që pa marrëveshje nuk do të ketë hapje të urës.

Vuçiç po ashtu ka thënë se nuk ka vullnet të përbashkët politik mes dy vendeve për këtë çështje duke shtuar se me caktimin e datës së zgjedhjeve në Kosovë çdo gjë është fushatë dhe se presin provokime.

“Jemi në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, me të cilët kemi bashkëpunim shumë korrekt dhe presim që ta mbajnë fjalën e dhënë, që është që pa marrëveshje apo pa vullnet të përbashkët, nuk do të ketë hapje të urës. Vullnet të përbashkët nuk ka sepse dialog me ta nuk kemi, por e patë që kanë shpallur zgjedhje për 9 shkurt, për ta çdo gjë është fushatë, ndaj pres provokime dhe probleme shtesë, por besoj dhe besoj se KFOR-i do t’i përmbushë premtimet dhe detyrën e tij parësore në përputhje me rezolutën 1244”, tha Vuçiç gjatë një vizite në Medvegjica ku është festuar dita e bukës së misrit dhe djathit.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë reaguar ndaj kësaj çështje duke kërkuar që hapja e urës të diskutohet në dialog. Së fundi emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështja e Urës së Ibrit duhet të diskutohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ndërsa tha se pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës kryesore të Ibrit janë çorientuese.

Derisa të mërkurën zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi tha se hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është vendim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës dhe as çështje e mbetur pezull apo e pazgjidhur e procesit të dialogut, por sipas tij është kërkesa kryesore e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë e të ndërmjetësuar nga BE-ja në vitet 2015 dhe 2016. /KosovaPress/

Kosova Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.