Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Garancia sovrane për fasonët, Teliti kritikon falimentimin e prodhuesve dhe humbjen e vendeve të punës

18:53 / August 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
455816340 10161464991688389 2781049570138256479 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti ka kritikuar qeverinë Rama për dështimin e garancisë sovrane prej 40 milionë eurosh për fasonët, duke theksuar se shumë prodhues shqiptarë janë falimentuar dhe dhjetëra mijëra vende pune janë humbur. Ai ka kërkuar një paketë mbështetjeje financiare për bizneset dhe ka denoncuar mungesën e raportimeve nga qeveria për të fshehur dështimin.

Postimi i plotë

Dështimi i paralajmëruar me garancinë sovrane për fasonët, falimenti ishte fati i paracaktuar i shumë prodhuesve shqiptarë! Fakt 1: Një vit më parë (nga selia e PD-së me deklaratë zyrtare) i kërkuam qeverisë ti vinte gishtin kokës dhe të hartonte me urgjencë një paketë financiare mbështetëse direkte (sidomos ndaj efekteve negative të zhvlerësimit të euro-s), pasi falimentimet ishin të shumta në rradhët e prodhuesve dhe me mijëra po i shtoheshin rreshtit të stërgjatë të papunësisë dhe varfërisë.

Fakt 2: Qeveria pasi heshti për disa muaj (sodiste me buzëqeshje ndërkohë që bizneset që falimentonin shtoheshin), në vend që të jepte ndihmë financiare direkte, harton dhe miraton një skemë të garancisē sovrane prej 40 milionë euro, e cila deri më sot, ashtu sic e kishim paralajmëruar, “NUK KA DHËNË ASNJË REZULTAT”, përkundrazi.

Fakt 3: Qeveria nuk ka publikuar asnjë raport mbi ecurinë e kësaj garancie, pasi vetëm kështu po mundohet të fshehë dështimin e saj dhe braktisjen e kthyer në politikë qeverisëse.

Rezultati: Nuk humbën pushtetarët, as bizneset e tyre importuese apo ato të lidhura me ta. Humbën shqiptarët, humbën prodhuesit, humbën eksportuesit, humbën punonjësit. Nuk ka zgjidhje tjetër përvec ndryshimit politik në drejtim të punëve, ndryshe kriza do bëhet aq e thellë sa të pakët do jenë ata që do duan të jetojnë apo ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin tonë.

Dorjan Teliti PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.