Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Zvicër, me protagonist babain e një futbollisti shqiptar. Gjithçka ndodhi për shkak se trajneri i klubit të Zurich, aktivizoi në pjesën e dytë të një ndeshje kupe futbollistin shqiptar Labinot Bajrami. Për shkak se nuk i pëlqeu impenjimi, trajneri e nxori sërish nga fusha lojtarin pas 18 minutash, duke shkaktuar një zemërim të madh tek ky i fundit. Kjo situatë nuk përfundoi me kaq, pas nga tribuna në drejtim të trajnerit Ricardo Muniz fluturoi një çadër. Ndeshja u ndërpre për pak minuta pasi rezultoi që babai i futbollistit shqiptar kishte dashur të godasë trajnerin në fjalë. Pasi Bajrami u nxor nga sigurimi i stadiumit ndeshja rinisi dhe u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të Zurich.
Postime te ngjashme
Add A Comment
