Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ndryshimi / Si do të vendosen gjobat për shkeljen e rregullave të qarkullimit

18:05 / May 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të Kodit Rrugor, masat administrative të gjobave nuk do të vendosen më nga komisioni i cili vepron pranë Policisë Rrugore, por nga efektivi i cili konstaton shkeljen. Janë këto ndryshimet që do të pësojë Kodi Rrugor. Drafti i propozuar nga policia rrugore është depozituar pranë  ministrisë së Brendshme dhe pritet të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë.

Burime zyrtare pranë drejtorisë së Policisë Rrugore, thanë për TV Klan se ndryshimet për Kodin Rrugor në nenin 201 propozojnë që masat administrative të shqyrtohen tek organi administrativ shtetëror vetëm nëse do të kërkojë kundravajtësi, në të kundërt masa administrative do të vendoset dhe ekzekutohet nga agjenti i policisë.

Deri më sot masa e gjobës në vend për kundërvajtjet e parashikuara në nenet e këtij Kodi jepet nga agjentiverifikues me një shumë deri në pesë mijë lekë, mbi këtë shumë drejtuesit e automjeteve drejtoheshin pranë komisionit të policisë rrugore, i cili në mjaft raste ishte kosto e dyfishtë për qytetarët. Këta të fundit duhet të prisnin me orë të tëra të radhë për të dalë para këtij komisioni.

Kundër vendimit të dënimit nga organi administrativ shtetëror drejtuesi i automjeteve mund të bëjë ankim brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhdukja Eglant Koçit, Gjykata e Tiranës lë në burg 25-vjeçarin

11:49 / June 10, 2026

Gjendet një armë zjarri në shëtitoren e Sarandës

11:17 / June 10, 2026

Mbytet në pishinë 15-vjeçari në Gjirokastër

10:49 / June 10, 2026

Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

10:03 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.