Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ervin Baku u kërcënua për fanellën me logon e Serbisë, unioni i gazetarëve shqiptarë dalin në mbështetje të tij

19:57 / August 22, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baku1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar menjëherë lidhur me kërcënimet që gazetari i sportit, Ervin Baku, ka marrë në rrjetet sociale. Përmes një reagimi zyrtar Uninioni i Gazetarëve Shqiptarë janë pozicionuar publikisht përkrah gazetarit Baku duke u bërë thirrje autoriteteve që t’i shkojnë deri në fund hetimeve lidhur me këtë ngjarje dhe të dënojnë autorët.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Kërcënimet dhe sulmet tronditëse me fyerje, sharrje dhe stigmatizime ndaj gazetarit sportiv Ervin Baku, janë agresion i egër ndaj lirisë individuale

Tiranë më 22.08.2024

UGSH është vënë në dijeni nga gazetari i njohur sportiv Ervin Baku se, ditën e enjte paradite, ka denoncuar në Policinë e Shtetit, pranë Drejtorisë Rajonale të Tiranës, në sektorin e antikrimit kibernetik, emra dhe persona të cilët në faqet publike online kanë gjeneruar një numër të madh fyerjesh, shantazhimesh, kërcënimesh dhe stigmatizimesh deri edhe agresionesh fizike, ndaj gazetarit për shkak të daljes së tij në një ekran me disa simbole serbe, të cilat u ndodhën një një bluzë të dhuruar kopegut, prej një traineri të një ekipi të njohur serb.

Gazetari Baku ka sqaruar publikisht se ky gjest, i pamenduar për domethënie apo ndjeshmëri provokative publike, ka pasuar me një situatë të pazakontë kërcënimesh, fyerjesh, sharrjesh dhe etiketimesh ndaj gazetarit.

Një ditë pas kësaj shfaqjeje në ekran, kolegu Baku, ka publikuar një deklaratë me kërkim ndjese për publikun masiv dhe për gjithë personat e prekur apo provokuar nga kjo pakujdesi, sikundër e cilëson vetë kolegu.

Por edhe pas këtij publikimi, rrebeshi i kërcënimeve, fyerjeve dhe sharrjeve vijojnë të “derdhen”, në adresë të tij dhe imazhit profesional.

UGSH vlerëson maksimalisht ndjesën publike të kolegut dhe sqarimin e sinqertë të tij. Ndërkohë që shpreh brengosjen e thellë për një vërshim të tillë masiv stigmatizues dhe intolerant ndaj kolegut tonë jo vetëm brenda Shqipërisë, por shumë më gjerë

UGSH shpreh solidaritetin e plotë ndaj kolegut Ervin Baku dhe vlerëson qasjen e tij përmes një ndjese bindëse publike.

Njohja prej anëtarësisë sonë e kolegut dhe sidomos veprimtarisë dhe ndjenjës së tij kombëtare, na bën më aktivë në solidaritetin për ndaljen e menjëhershme të këtyre sulmeve dhe mos vijimin e situatës agresive ndaj tij!

Kërkojmë nga autoritetet policore, në bashkëpunim me strukturat e tjera të sigurisë dhe mbrojtjes qytetare, të reagojnë energjikisht për ndaljen e kësi sulmeve dhe këtij agresioni. Kërkojmë vënien para ndëshkimit ligjor të agresorëve që shkojnë deri në kërcënimin e jetës së kolegut!

Është rasti që UGSH, si organizata më e madhe e gazetarëve në Shqipëri, të kërkojë dhe të pasohet me solidaritetin e organizatave të gazetarëve në Republikën e Kosovës dhe në Maqedoninë e Veriut, në emër të kolegut të kërcënuar.

Ne apelojmë dhe ndajmë qëndrimin tonë se kësi agresionesh, (shumica në hapësirën virtuale), duhet të ndalen dhe të mos shndërrohen në kryqëzata fanatikësh apo ekstremistësh në turmë, ndaj gazetarëve, aq më tepër ndaj një të tilli që respekton profilin profesional, atë të gazetarit sportiv.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Ervin Baku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 I gjithë stadiumi në këmbë! Lot dhe emocione në rikthimin e Neymarit, ylli brazilian rikthehet me Brazilin pas gati tre vitesh

09:55 / June 25, 2026

Meksika e pandalshme, mbyll grupin me pikë të plota duke mposhtur Çekinë me rezultatin 3-0 

09:49 / June 25, 2026

Skandal para ndeshjes me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport, pezullohet fluturimi

21:39 / June 24, 2026

Lionel Messi feston sot 39-vjetorin në Botëror, me sytë te një tjetër trofe historik

15:34 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.