Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Dy vite që Laçi s’fiton, trajneri Tetova: Festojmë para tifozëve, nuk kam pengje nga largimet

09:39 / August 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TETOVA 25
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Egnatia do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi për këtë sezon dhe do të presë Laçin, me sfidën që do të zhvillohet sot në stadiumin e Rrogozhinës. Për mediat, përpara ndeshjes, ka folur trajneri i Egnatias Edlir Tetova. Ai pret fitoren e dytë radhazi, pas asaj me Dinamon dhe ndër të tjera, flet edhe për merkaton e skuadrës së tij.

Edlir, si është gjendja e Egnatias para sfidës me Laçin?

Gjendja fizike po shkon drejt stabilizimit, kështu që skuadra është e gatshme për sfidën kundër Laçit.

Çfarë prisni nga ky duel që e luani në shtëpi?

Është ndeshja e parë në shtëpi para tifozëve tanë dhe do të mundohemi të bëjmë maksimumin për të marrë 3 pikët nga ky duel.

Sa ju motivon fakti që kundër Laçit nuk humbisni prej dy sezonesh?

Është vetëm një statistikë. Ky është kampionat tjetër dhe çdo gjë nis nga fillimi. Kurbinasit janë një skuadër kompakte, që rreshtohen mirë faktikisht.

Cili është vlerësimi juaj për kundërshtarin?

Çdo skuadër ka filozofitë e veta taktike, ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën për të prishur ekuilibrat e kundërshtarit.

Sa i kënaqur jeni me organikën aktuale?

Janë lojtarë që kemi bërë zgjedhjet ne si staf dhe administrata e klubit. Kemi vendosur që me këtë organike do të përballojmë kampionatin.

Cili ka qenë futbollisti që nuk do të donit ta humbisnit në këtë merkato vere?

Nuk është se kam ndonjë peng për asnjë futbollist.

Egnatia zyrtarizoi edhe afrimin e një të riu ganez në repartin ofensiv. Tani mund të ketë largime nga reparti i sulmit?

Jo, nuk do të ketë largime. Sa i përket të riut Mohamed, ai është një lojtar që ka ardhur prej një muaji me ne, por sapo u mbyllën zyrtarisht procedurat dhe tashmë u prezantua dhe është i gatshëm për skuadrën.

2 vite laci tetova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.