Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti francez në Serbi për të diskutuar lidhjet e saj me BE-në, shitjen e avionëve ushtarakë dhe marrëdhëniet me Kosovën

19:01 / August 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 105
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron arriti në Beograd për të forcuar lidhjet me Serbinë dhe për ta afruar atë me Perëndimin, ndërsa vendi ballkanik rrugëton në vijën e ngushte midis përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Gjatë vizitës së tij dyditëshe, Presidenti Macron pritet të diskutojë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, një gamë çështjesh, përfshirë blerjen e avionëve francezë Rafale si dhe çështjet e energjisë dhe inteligjencës artificiale.

Në një shkrim autorial të publikuar të enjten në të përditshmen pro qeveritare të Serbisë Politika, Presidenti Macron shkroi se Beogradi mund të ruajë qëndrimin e tij të pavarur “vetëm nën kujdesin e BE-së”. “Me shpërthimin e luftës në kontinentin tonë, të nisur nga Rusia, ideja se Serbia mund të kërkojë rrugën e saj në lojën e përjetshme të drejtpeshimit midis fuqive… është thjesht një iluzion”, shkroi ai.

Bashkimi Evropian mbetet investuesi më i madh në Serbi dhe qindra mijëra serbë punojnë në kompanitë perëndimore. Të mërkurën vonë, Presidenti serb Vuçiç tha se kishte ende çështje të pazgjidhura lidhur me synimin e Serbisë për të blerë avionët Rafale, një blerje prej rreth 3 miliardë eurosh. “Nuk është çështja e çmimit, është çështje e garancive të caktuara… ne jemi duke punuar me këtë çështje për katër ditë me radhë”, tha ai në një intervistë me televizionin shtetëror serb.

Në shkrimin e tij autorial, Presidenti Macron trajtoi edhe çështjen e pakicës serbe në Kosovë, duke ritheksuar përkushtimin ndaj marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve në shkurt dhe mars të vitit 2023 në Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve, në bazë të një plani të hartuar nga Franca dhe Gjermania.

Ai shkroi se propozimi franko-gjerman ruan “mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë, por edhe ekzistencën e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”. Presidenti francez ritheksoi angazhimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është edhe pjesa më e vështirë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Mcaron Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I tha ChatGPT-së se do të vriste ish-të dashurën, aplikacioni njofton FBI-në, 25 vjeçari shmang burgun

12:21 / August 16, 2026

Aksident i rëndë në Hungari/ Autobusi me targa polake përfundon në kanal, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur

12:04 / August 16, 2026

Ngjarje e rëndë në Itali/ 26-vjeçari godet motrën me thikë, autori humb jetën pasi bie nga dritarja e banesës

20:45 / August 15, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, pesë të plagosur

18:22 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.