Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lind grupi “Antiberishist”. Shehi dhe Alibeaj gati formacionin parlamentar. Dilema më e fundit është ajo e Ilir Metës

20:07 / August 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 122
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E hëna e 2 shtatorit shënon nisjen e sesionit të ri parlamentar me hapjen e dyerve te Kuvendit pas pushimeve verore. Fusha e “shahut” politik në sallën e seancave plenare pritet të ketë një konfigurim të ri, pasi deputetë të cilët identifikohen si “anti-Berishistë” do tentojnë të krijojnë një grup të ri parlamentar të djathtë.

“Ideja fillestare të krijojmë një grup parlamentar. Nëse deklarohemi politikisht një grup deputetësh nga 7 deri 10 ka filluar të gjenerohet një qendër e re politike rreth se cilës do agregohen dhe parti të tjera që janë jashtë Parlamentit që unë i ftoj”, është shprehur Dashamir Shehi, kreu i LZHK.

I shkëputur nga grupi më i madh kuvendor demokrat që kontrollohet nga Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj ka vendosur të krijojë një parti të re “anti-Berishiste”, të cilën pritet ta shpallë në shtator. Për krijimin e një partie te re, po mendon edhe Lulzim Basha megjithëse në Kuvend figuron si anëtar i grupit me kryetar Berishën.

Trokitja e vjeshtës do ta gjejë Presidentin Bajram Begaj me një dilemë, se kur zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Kodi Zgjedhor parashikon se gara elektorale e pranverës mund zhvillohet në një ndër datat mes 15 prillit dhe 15 majit ku në këtë rast kreu i shtetit ka vetëm 4 opsione.

Datat kur mund te mbahen zgjedhjet parlamentare:

E diela e 20 Prillit
E diela e 27 Prillit

E diela e 4 Majit
E diela e 11 Majit

Nëse për Bajram Begaj dilema është caktimi i një date për partitë politike, është si do garojnë. Socialistët duket se do vijojnë me formulën; të vetëm pa koalicion në garë, ndërsa opozita është e destinuar të shkojë e përçarë mes Berishës dhe Bashës, por edhe një poli të tretë që po nxiton të krijohet brenda se djathtës para zgjedhjeve te pranverës. Dilema me e fundit është ajo e Ilir Metës, në listën e Berishës apo me siglën e tij në zgjedhje, pasi bashkëpunimi në zgjedhje i dy aleatëve të betejave te vjetra duket se kushtëzohet nga Kodi Zgjedhor qe imponon koalicion me listë të përbashkët. Për zgjidhjen e dilemave elektorale politika ka dhe pak dite te mendohet para se të nisë sezoni i ri politik. /Top Channel/

PD Shehi dhe Alibeaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.