Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama me kabinetin qeveritar në Dajt, 8 orë diskutime për prioritetet e qeverisjes dhe zgjedhjet e 2025

19:07 / September 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama mbledhje qeverie 750x442 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Dajt anëtarët e kabinetit qeveritar. Takimi nisi rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe u mbyll pas më shumë se 8 orësh në 18:30. Kreu i qeverisë mbërriti në orët e para të mëngjesit, rreth orës 08:30.

Të pranishëm në mbledhje ishin, ministrat, kryetaret e komisioneve, kryetarja e kuvendit, nënkryetari i Kuvendit, kryetari grupit parlamentar në PS, si dhe drejtorët e institucioneve në varësi të kryeministrit, ndërsa nuk ishin të pranishëm kryebashkiakët.

Në këtë mbledhje u bë një analizë pune për secilin prej sektorëve. Mbledhja u nda në blloqe raportimi, në varësi të tematikave, konkretisht: Integrimi, komunikimi, siguria dhe çështje sociale.

Secili prej ministrave është duke prezantuar objektivat e punës për sezonin e ri në dikasterin që mbulon. Po ashtu në fokus ishte edhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim.

Mbledhja ‘retreat’ e ndarë në 4 blloqe, më të rëndësishme kishte komunikimin dhe integrimi. Në të parën ka qenë referues Endri Fuga dhe në të dytën kryenegociatorja me BE-në Majlinda Dhuka. Ndërsa dy blloqet e tjera që lidhen me sigurinë dhe çështjet sociale, u drejtuan nga ministret Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu.

Takimi në Dajt shërbeu edhe për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Burime pranë mazhorancës e konsiderojnë mbledhjen e kësaj të diele një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme. Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron.

Me rëndësi në këtë mbledhje ishte edhe plani për vitin zgjedhor, pasi ambicia e kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste është fitimi i mandatit të katërt. 

Ky takim me qeverinë, i paraprin Asamblesë së Partisë Socialiste, që do të mbahet të dielën e ardhshme, më 8 shtator në qytetin e Durrësit ku pritet të zgjidhet Sekretariati i ri i PS.

dajt Qeveria Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.