Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kthim pas 13 vitesh, Ilir Daja merr në dorë “çelësat” e Dinamos. Ja kur do të zbresë në fushë

08:57 / September 3, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 ilir daja 1185x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fitorja me Elbasanin mbrëmjen e së dielës ka kthyer buzëqeshjen dhe qetësinë në kampin dinamovit. Këtë javë do të konkretizohet edhe ndryshimi në stol.

Ilir Daja do të marrë drejtimin e Dinamos në mesjavë, konkretisht ditën e mërkurë, kur do të kryejë edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën kryeqytetase në Arbanë. Kundër Elbasanit 18 herë kampionët e vendit u drejtuan nga drejtori i akademisë, Erjon Xhafa, i cili mori detyrën e trajnerit të përkohshëm pas pezullimit te Dritan Mehmetit dhe kalimit të tij tek U-21. Gjatë javës pritet që klubi blu të bëjë edhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri.

Daja drejtoi të dielën ndeshjen e fundit në krye të Ballkanit, që dje ka zyrtarizuar largimin e tij me një postim falënderues për 57-vjeçarin. Trajneri kryeqytetas rikthehet te Dinamo pas 13 vjetësh me misionin për t’i rikthyer 18 herë kampionët e vendit në nivele të larta të futbollit shqiptar dhe minimalisht në kompeticionet europiane. Ai e ka drejtuar për herë të fundit Dinamon në shkurt të vitit 2011. Skuadra ndërkohë, pas fitores me Elbasanin, është lënë pushim dje dhe sot, ndërsa të mërkurën fillon epoka “Daja”.

Trajneri i ri do të ketë rreth një javë kohë për të përgatitur derbin me Partizanin, ku do të debutojë në stolin blu. Deri atëherë ai do të ketë mundësinë të shohë nga afër gjendjen dhe potencialin e çdo lojtari. Disa prej tyre në fakt janë të njohur për trajnerin, pasi kanë punuar më parë në skuadra të tjera, siç është rasti i Bruno Ditës, Dejvi Bregut, apo Rustem Hoxhës, apo ndonjë tjetri.

MERKATO – Dinamo kishte në tribunë gjatë ndeshjes me Elbasanin tre lojtarë të rinj, që të tre mbrojtës. Naser Aliji, mbrojtësi i majtë i Kombëtares, Agron Rufati dhe Antonio Miço “blindojnë” prapavijën e bluve për këtë sezon. Me ardhjen e Alijit pritet që Lorran të ketë më shumë hapësirë në mesfushë, ku kryeqytetasit kërkonin edhe një përforcim, por mundën të gjenin lojtarin e duhur.

Merkatoja është mbyllur teorikisht, por Dinamos mund t’i shtohet edhe një lojtar tjetër në sulm. Bëhet fjalë për ndonjë lojtar pa kontratë për momentin, nëse do të krijohet mundësia. I vetmi rol që blutë nuk e kanë të dubluar është ai i qendërsulmuesit, ku i gatshëm është Mandela, titullari që shënoi golin e parë në ndeshjen e fundit në Elbasan. Mbetet për t’u parë se si mund të ndryshojë skuadra nën drejtimin e Dajës, duke nisur nga derbi me Partizanin më 11 shtator.

dinamo Ilir Daja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.