Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Vllaznia godet në fund të merkatos, firmos sulmuesi i Gabonit

09:28 / September 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Matuti 03
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vllaznia e ka mbyllur merkaton me një transferim të orëve të fundit. Bëhet fjalë për Edlin Randi Esang-Matuti, një futbollist 21- vjeçar, i cili do të jetë pjesë e kuqebluve në këtë sezon.

Ai luan në repartin e sulmit dhe nga sa mësohet, në sezonin e kaluar është aktivizuar në Algjeri. Bëhet fjalë për një lojtar, i cili premton për të ardhmen dhe jo me kot, në mars të këtij viti ai ka bërë edhe debutimin me kombëtaren e vendit të tij, përfaqësuesen e Gabonit. Ajo ka ndodhur në ndeshjen kundër kombëtares së Senegalit.

Matuti mësohet se ka firmosur një kontratë afatgjate me Vllazninë, që duket se beson shumë te ky lojtar. Me ardhjen e tij, mund të themi se Vllaznia ka mbyllur merkaton dhe tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë ecuria e saj në vijim.

image 11

Vllaznia në merkaton e verës ka afruar shtatë lojtarë. Në mbrojtje ka rikthyer ish-kapitenin Erdenis Gurishta dhe në të majtë së fundmi solli Arton Podrimcakun dhe Melos Bajramin. Ndryshime të shumta ka pasur edhe në mesin e fushës, ku janë afruar lojtarë si Ardit Deliu dhe Klinti Qato. Po ashtu, një nga afrimet që është mbështetur fuqishëm ka qenë ai i kroatit Amir Kahrimanoviç. Po ashtu shkodranët kanë afruar edhe 19-vjeçarin Ensar Tafili.

LARGIMET – Kuqeblutë kanë pasur edhe shumë largime nga përbërja e sezonit të kaluar. Largimet kanë nisur që nga portieri Mehidri dhe po ashtu janë larguar mbrojtësit me peshë si Geralb Smajli dhe Esin Hakaj, largime që ende nuk duket se janë zëvendësuar. Në mesin e fushës është larguar një emër si Lorik Boshanjaku dhe po ashtu pa shumë bujë janë larguar Ajdareviç e sulmuesi brazilian, Gomesh. Afrimet mbizotërojnë, por për nga niveli cilësor mbetet të shihet në vijim, pasi duhet thënë se në këto javë të para Vllaznia ka pasur fat me pikët, por nuk ka shkëlqyer saç pritej sa i përket lojës.

gaboni matuti Vllaznia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.