Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Plas grushti te Partizani, babai i futbollistiti godet anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

10:17 / September 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pano bisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jashtë duket sikur gjithçka shkon mirë, por situata brenda Partizanit po “zien”.

Gazeta “Panorama Sport” mëson se gjatë stërvitjes së pasdites së djeshme shoferi i autobusit të klubit, Argent Lala, ka sulmuar fizikisht Pano Xhixhon, i cili “de fakto” është këshilltar në klub, ndërsa zyrtarisht mban postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF-së.

Përveç kësaj, të paktën nga ajo që flitet në “korridore”, Xhixho ka rol në vendimet që merren te Partizani. Burime në skuadër bëjnë me dije se shkaku i kësaj përplasjeje ka qenë trajtimi që klubi i ka bërë futbollistit Franci Lala, i cili është i biri i Argentit. Mbrojtësi i rritur në akademinë e klubit u rikthye gjatë kësaj vere në skuadrën e kuqe, por fillimisht Abilaliaj dhe më pas Veselinoviç e kanë mënjanuar totalisht, duke mos e përfshirë as në listën e lojtarëve për ndeshje.

Gjërat mësohet se kanë degraduar në seancën e djeshme, kur lojtari është lënë të bëjë vrapime anës fushës. Në këtë moment duket se gjakrat janë nxehur dhe babai i futbollistit, që shërben në klub prej afro dy dekadash, ka sulmuar fizikisht me grushte Pano Xhixhon. Lala ka konsideruar Xhixhon si një nga shkaqet që djali i tij është injoruar nga ana e stafit dhe në gjaknxehtësi e sipër ka ndërmarrë këtë veprim aspak të përshtatshëm.

Pas sherrit mësohet se është njoftuar presidenti Demi, i cili menjëherë ka vendosur shkarkimin e shoferit të klubit. Drejtori Abilaliaj nuk kanë qenë i pranishëm në stadium në momentin e përplasjes, teksa ky incident komprometon shumë të ardhmen e Franci Lalës në ekip.

FSHF grushta partizani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.