Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çollaku tregon sesi u ”josh” nga oferta e Nokës për kalimin në grupin e Berishës: Jam gati që të…

17:02 / September 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kreshnik collaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku është gati të normalizojë marrëdhëniet me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Ai thotë se pjesëmarrja në mbledhjet e grupit parlamentar apo Këshillit Kombëtar do të varet nga bashkimi i bazës, pas udhëzimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, i cili “joshi” me kooptime në struktura të gjithë mbështetësit e Lulzim Bashës.

“Qëndrimin tim apo rinormalizimin e marrëdhënieve, qoftë me grupin parlamentar, qoftë edhe forumet e partisë e kam kushtëzuar brenda vetes me ndjekjen dhe monitorimit të unifikimit në degë. Në rast se projekti i djeshëm do të ketë vullnet të sinqertë të zbatohet dhe nuk kam ndonjë element të dyshoj, por sigurisht kërkon monitorim. Atëherë nuk shoh edhe unë personalisht ndonjë pengesë të normalizojë marrëdhëniet me strukturat drejtuese”, tha Çollaku për A2.

Edhe udhëzimet e Berishës në mbledhjen e Kryesisë, që konfirmoi se primaret do të respektohen për listat e deputetëve, duket se po bindin edhe më shumë Çollakun të hedhë hapat e fundit për të kaluar pragun e selisë blu.

Prej kohës Çollaku ka artikuluar projektin për një fraksion brenda radhëve të demokratëve dhe pranon se ka nisur negociatat me deputetë të tjerë për ta finalizuar. “Nuk është sekret, mund të them që jam në bisedime me kolegë të mi. Unë jam për bashkim unitar të partisë. Por në rast se bëhen 6 deputetë që kundërshtojnë linjën zyrtare të partisë, unë bëhem firma e 7 për ta regjistruar një fraksion brenda PD”.

Kreshnik Çollaku PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.