Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dorëhiqet kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në vend të tij komandohet zv.drejtori! Ministri Hoxha mbledh sot vartësit

08:10 / September 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rrumbullaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dy vitesh në krye të detyrës, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve. Lajmi u konfirmua nga mediat mbrëmjen e djeshme. Mësohet se kompetencat i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri.

Ndërkohë, ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të mbledhë sot në orën 10:00 të gjithë vartësit e tij, drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve. Në mbledhje pritet të jetë edhe Rrumbullaku, ndonëse tashmë e ka dorëzuar dorëheqjen.

Hoxha që prej 28 korrikut, kur Rama e propozoi si ministër të Brendshëm, nuk ka pasur dalje publike dhe shumë pak reagime në rrjetet sociale. Gjatë mbledhjes pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, kryesisht për procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë, drejtorëve vendorë. Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision.

Muhamet Rrumbullaku u emërua  në krye të Policisë së Shtetit më 7 shtator 2022, ndërsa zëvendësoi në këtë post Gledis Nanon, i cili u shkarkua nga kjo detyrë. Më parë Rrumbullaku ka qenë drejtues i SHÇBA-së, e transformuar në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore.

dorehiqet rrumbullaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.