Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Çfarë do të shpallë? Vuçiç: Kosova, fjala më e dashur. Masat që kemi marrë kërkojnë rezistencë

18:34 / September 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nisur fjalimin e tij shumë të përfolur si të rëndësishëm, për të cilin mediat serbe thanë një ditë më parë se do të shpallë veriun e Kosovës si “tokë të pushtuar”. Lideri serb e nisi fjalën e tij me deklaratën se Serbia në ditët e sotme është në një situatë aspak të lehtë, duke shtuar se Kosova dhe Metohija është fjala më e dashur për çdo serb.

“Askush nuk do të jetë i kënaqur kurrë, çfarëdo që të propozonim, të gjithë do të ishin kundër. Ata që thërrasin për armë ditën e parë i thërrasim të mos e rregullojnë shtratin në kazermë, do të thoshin se është e vështirë. Ata që thërrasin për pavarësinë e Kosovës do të thosha se jeni tradhtarë.

Masat që kemi marrë nuk janë të lehta, kërkojnë përpjekje, punë, përballje me rezistencë. Shqiptarët panë dritën në fund të tunelit kur filluan goditjet. Ata prisnin momentin e tyre, ne nuk kuptonim gjithçka që po ndodhte në botë dhe për këtë paguam një çmim të lartë. Paguam një çmim tragjik”, tha Vuçiç.

Shtatë kërkesat e Serbisë

– shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

– kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.

– tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga “bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme” në veriun e Kosovës.

– tërheqjen e Policisë nga të gjitha institucionet “të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët”.

– formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

–zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës.

-kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinarë.

Kosova Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.