Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Hodhën flakadanë në fushë gjatë ndeshjes me Vllazninë, Komisioni i Disiplinës së FSHF ndalon futjen në stadiume të 5 tifozëve të Tiranës

20:17 / September 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kd fshf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hodhën kapsolla në fushë gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi”, FSHF ndalon futjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë të 5 tifozëve bardheblu.

Tifozët e Tiranës gjatë ndeshjes të luajtur më 25 gusht dhe që përfundoi 2-2, hodhën kapsolla nga sektori i miqve në stadiumin Shkodran dhe u konfliktuan me policinë.

Policia e Shkodrës shoqëroi pas ndeshjes 4 tifozë, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë. Tashmë Komisioni i Disiplinës dhe Etikës të FSHF-së vendosi sot ndalimin në stadium të 5 tifozëve për një periudhë të pacaktuar kohe:

5 tifozët që u është ndaluar futja në stadium:

  • Devid Arben Pesjaka
  • Shpëtim Ardian Xorxi
  • Shendi Roland Sata
  • Arben Petrit Sulaj
  • Mirash Irfan Lila

Reagimi i FSHF-së:

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e “Abissnet Superiore”, KF Vllaznia – KF Tirana të zhvilluar më datë 25.08.2024 ora 20:00 në stadiumin Loro Boriçi, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
  • Devid Arben Pesjaka
  • Shpëtim Ardian Xorxi
  • Shendi Roland Sata
  • Arben Petrit Sulaj
  • Mirash Irfan Lila
  1. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF, të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
  2. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

5 tifoze komisioni disiplines ndeshkon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.