Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Alegri largohet nga Juventusi, Ronaldo propozon dy preferencat e tij

16:12 / May 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alegri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është dita e “lamtumirës” së Massimiliano Allegrit nga Juventusi. Pas njoftimit të “divorcit” nga klubi bardhezi, trajneri livornez ka dalë sot në një konferencë shtypi të përbashkët me presidentin Agnelli. Ndërkohë, shumë emra kanë nisur të qarkullojnë për stolin e “Zonjës së Vjetër”. Midis tyre, sipas medias italiane, Cristiano Ronaldo ka shprehur dy preferenca të veçanta.

Sipas “Libero”, kampioni portugez i ka sugjeruar klubit dy emra, mbi të gjithë: Carlo Ancelotti dhe Josè Mourinho. Fjala është për dy trajnerët e tij të mëparshëm, në kohën e Real Madridit. Situata e trajnerit të njohur italian është shumë e komplikuar, sepse në mënyrë të vendosur është i lidhur me stolin e Napolit, me një kontratë deri më 2021. Pra, Ancelotti është i blinduar nga klubi napoletan, përveç ndonjë kthese të bujshme e të papritur.

Ideja e “Special One” në stolin e Juventusit është sa e çuditshme, edhe sugjestionuese, pas të kaluarës së madhe që ka pasur ai me Interin (ka fituar tripletën). Megjithatë, Juventusi duket se po shqyrton dy zgjidhje të tjera: Ten Hag dhe Pochettino, protagonistë të paraqitjeve të shkëlqyera europiane në Ligën e Kampionëve me Ajax dhe Tottenham, respektivisht.

Argjentinasi pëlqehet nga Nedved dhe Paratici, por për momentin nuk është zgjedhje e parë (gjithashtu dhe mbi të gjitha për pagën prej 20 milionë euro në vit), ndërsa në orët e fundit, emri i Ten Hag po fillon të qarkullojë fuqishëm, pavarësisht dhimbjes që iu shkaktoi bardhezinjve me eliminimin në çerekfinale të Champions-it.

Alegrit largohet Juventusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.