Ish-sulmuesi i Arsenalit, Jay Emmanuel-Thomas është akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike, pasi në aeroportin e Stansted iu sekuestrua kanabis me vlerë 600 mijë paund.
33-vjeçari u arrestua të mërkurën në mëngjes teksa zbriti në Britani nga Tajlanda, pasi në valixhet e tij u gjet kanabisi. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimeve, u sekuestruan rreth 60 kilogramë drogë në dy valixhe.
Përveç lojtarit u arrestuan edhe dy gra, të moshave 28 dhe 32 vjeç, të cilat gjithashtu u akuzuan për trafikim lëndësh narkotike. Por ndërsa ato u liruan me garanci, për Emmanuel-Thomas gjykatësi refuzoi.

