Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardhi në Roskovec: Qeveria punon kundër qytetarëve. Kjo zonë është lënë në harresë

17:37 / September 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
460845643 930909815722515 1822596055635543681 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar me mbështetës të partisë nga Roskoveci. Bardhi shprehet se qeveria këtu ka punuar vetëm kundër interesave të qytetarëve. Sipas tij, zona është lënë në harresë, ndërsa thotë se PD është gati për betejë. “Në Roskovec, ku strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, janë gati për betejën e rradhës. Kurrë nuk janë dorëzuar, kurrë nuk janë tërhequr, gjithmonë të vendosur për t’u përballur dhe për të fituar! Roskoveci nuk është lënë vetëm jashtë vëmendjes së qeverisjes qëndrore, por është keqadministruar edhe nga qeverisja lokale, ku abuzimi me detyrën ka prevaluar mbi interesin e qytetarëve apo shërbimin ndaj tyre”.

Postimi i plotë

Në Roskovec, ku strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, janë gati për betejën e rradhës. Kurrë nuk janë dorëzuar, kurrë nuk janë tërhequr, gjithmonë të vendosur për t’u përballur dhe për të fituar!

Roskoveci nuk është lënë vetëm jashtë vëmendjes së qeverisjes qëndrore, por është keqadministruar edhe nga qeverisja lokale, ku abuzimi me detyrën ka prevaluar mbi interesin e qytetarëve apo shërbimin ndaj tyre.

Shembulli më tipik për këtë është që në vend të mbështetjes për bujqësinë, në vend të mbështetjes për biznesin e vogël, pushteti qendror dhe ai lokal janë bërë bashkë kundër interesave të qytetarëve, në mbështetjen e interestave korruptive të ndërtimit të një TEC-i me impakt jashtëzakonisht negativ për mjedisin, jetën dhe shëndetin e banorëve.

Duke qëndruar në krah të banorëve, mora menjëherë angazhimin për të mbledhur të gjitha faktet dhe për të kundërshtuar sot padrejtësinë që po u bëhet dhe për të anulluar nesër në qeverisje këtë projekt shkatërrues për zonën.

Gazment Bardhi PD roskovec
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.