Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në New York me Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se në takim u diskutua për dy projektet e mëdha të energjisë që sipas tij po i finalizojnë bashkarisht.
Ai shkruan se bëhet fjalë për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR dhe ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, që sipas shefit të qeverisë është një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.
Kompania e përbashkët e prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, sipas kryeministrit do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon.
Reagimi i Ramës:
New York – Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali