Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putini paralajmëron sërish Perëndimin

09:35 / September 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8928
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se një sulm konvencional kundër Rusisë nga ndonjë vendi i cili mbështetet nga një fuqi bërthamore, do të cilësohet si sulm i përbashkët.

Doktrina e tanishme bërthamore e Rusisë thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast se armiku kryen sulm bërthamore ndaj saj, ose nëse përballet me sulm konvencional i cili e rrezikon ekzistencën e shtetit.

Versioni i ndryshuar i dokumentit thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore si përgjigje ndaj një sulmi konvencional i cili përbën “rrezik kritik për sovranitetin tonë”, tha Putin.

Propozohet që agresioni kundër Rusisë nga një shtet pa armë bërthamore, por mbështetjen apo pjesëmarrjen e një fuqie bërthamore, të cilësohet si sulm i përbashkët i tyre ndaj Federatës Ruse”, tha Putin.

“Kushtet për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia janë gjithashtu të caktuara shumë qartë”, tha Putin, duke shtuar se Moska do ta ketë parasysh një sulm të tillë, nëse merr informata të besueshme për fillimin e një sulm të madh përgjatë kufirit nga ajri, me raketa lundruese, dronë dhe armë hipersonike.

Putini tha gjithashtu se lista e shteteve dhe aleancave ushtarake që i nënshtrohen parandalimit të përdorimit të armëve bërthamore duhet të zgjerohet, por nuk përmendi cilat vende do të shtoheshin.

Një zyrtar i lartë i Qeverisë ukrainase i dënoi ndryshimet në dokrinën ruse, duke thënë se ato dëshmojnë se Moskës nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveç shantazhit bërthamor për ta frikësuar botën.

“Rusia nuk ka më asnjë instrument për ta frikësuar botën përveç shantazhit bërthamor,” tha Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, më 25 shtator, në Telegram.

“Këto instrumente nuk do të funksionojnë”, shtoi ai.

Prej kur Putini i dërgoi trupat ruse në Ukrainë në vitin 2022, ai dhe të tjerët në Kremlin e kanë kërcënuar Perëndimin me arsenalin bërthamor të Rusisë për të mos e lejuar ta rrisë mbështetjen për Kievin.

Ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë u bënë në një kohë kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po kërkon leje nga aleatët e tij në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për t’i përdorur armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur thellë brenda tokës ruse.

Putin ka paralajmëruar në të kaluarën se përdorimi i armëve të tilla nga Kievi do ta zhyste NATO-n në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë. /rel

putin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.