Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shqipëria dhe mbi 30 vende, nënshkruajnë në New York deklaratën për rimëkëmbjen e Ukrainës

18:08 / September 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 88
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se 30 vende, përfshirë Shqipërinë miratuan Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës. Në ceremoninë ku morën pjesë Presidenti i SHBA, Joe Biden, Presidenti ukrahinas Volodymyr Zelenskyy, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Shqipëria u përfaqësua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Deklarata rikonfirmon angazhimin e palëkundur ndërkombëtar për të qëndruar përkrah popullit ukrainas në luftën e tij për liri, paqe dhe drejtësi. “Ukraina mund dhe do të ngrihet nga dëmet e shkaktuara, të rigjallërojë ekonominë e saj dhe të rivendosë shpresën për një të ardhme paqësore për popullin e saj”, u shpreh ministri Hasani.

I mbështetur gjatë takimit të Grupit të Shtatë (G7) + Ukrainë, dokumenti përmban disa pika duke përfshirë ndihmën për të rindërtuar Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe sigurimin e rreth 50 miliardë dollarëve deri në fund të 2024, përfituar nga asetet e ngrira ruse.

Vendet që miratuan deklaratën: Shqipëria, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia, Japonia, Kosova, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Republika e Irlandës, Rumania, Sllovenia, Spanja, Suedia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ukraine USA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.