Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli godet magazinat e armëve të Hezbollahut

08:53 / October 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hhhh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria izraelite (IDF) thotë se ka goditur “objektet e ruajtjes së armëve” dhe “lokacionet e infrastrukturës terroriste” që i përkasin Hezbollahut.

Sipas ushtrisë, janë marrë hapa të shumtë për të minimizuar viktimat nga radhët e civilëve, duke përfshirë “paralajmërimet për popullsinë në zonë”, shkruan Sky News.

“Organizata terroriste Hezbollah vendos qëllimisht objektet e saj të prodhimit të armëve dhe armatimin nën ndërtesat e banimit në zemër të qytetit të Bejrutit, duke vënë në rrezik popullsinë civile në zonë. IDF po vazhdon të operojë për të degraduar dhe çmontuar aftësitë e Hezbollahut.”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike, e cila ka ulëse në Parlamentin libanez.

Rreth1.400 libanezë, përfshirë luftëtarë të Hezbollahut dhe civilë, janë vrarë dhe rreth 1.2 milionë të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre që kur Izraeli intensifikoi sulmet ajrore në fund të shtatorit, me qëllim që të dëmtojë grupin e Hezbollahut dhe ta dëbojë atë nga kufiri.

Më herët gjatë javës, Izraeli nisi ofensivë tokësore në jug të Libanit. Në ditët e fundit, nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë betejave me Hezbollahun në jug të Libanit, ka thënë ushtria.

hezbullahu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

Si e fsheh Putini vendndodhjen e tij? Zyrat identike dhe treni sekret i Kremlinit

18:22 / August 14, 2026

Vrasja makabre që tronditi Tiranën, Prokuroria rihap dosjen e Kozeta Hysenit

17:39 / August 14, 2026

40 pozicione të lira në BKH/ Ja kush mund të aplikojë dhe çfarë testesh duhet të kalojë

17:00 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.