Tensione para kryeministrisë. Protestuesit po hedhin molotovë dhe flakadanë drejt kryeministrisë. Policia i bën thirrje protestuesve të ndalin aktet e dhunës.
“Ndaloni sulmin me mjete piroteknike në drejtim të Policisë”, dëgjohet thirrja me megafon.
Me thirrjet ‘Rama ik’ protestuesit janë vendosur para kryeministrisë, të drejtuar nga deputetët e PD-së. Herë pas here militantët hedhin molotovë dhe flakadanë drejt kryeministrisë, duke iu vënë flakën dhe pemëve para godinës.
