Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta e së hënës, Enkelejd Alibeaj: Qytetarët braktisën Berishën, në 2019 masiviteti ishte më lart

16:15 / October 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj tha se për shkak se nuk është më pjesë e PD-së, nuk do të ishte e hijshme që të bënte komente lidhur me aksionet, që e konsideroi thjesht si një segment të opozitës. Alibeaj tha se masiviteti i protestave të 2019-ës ishte ku e ku më lart se protesta e djeshme e bërë nga Partia Demokratike e Sali Berishës.

”Protesta ishte për të testuar madhësinë në publik dhe pas kësaj proteste mund të thuhet se publiku e ka braktisur. Shumica e shqiptarëve e ka braktisur Edi Ramën, pasi ai mori 48 % në 2021, pra nuk ishte shumicë. Tani çështja është se pse këtë segmentin e opozitës nuk e mbështesin shqiptarët? Për të qenë korrekt me shqiptarët mund të them se kështu e kanë zgjedhur dhe kështu le të vazhdojnë”, tha Alibeaj në ”News 24”.

Për të ky segment opozitar nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve. ”Humbi zgjedhjet në Kukës, nuk po përfshij Himarën se ka hije dyshimi, humbje në zgjedhjet e 2023-it, pra këta nuk përfaqësojnë më shqiptarët që nuk duan qeverinë e Edi Ramës. Dhe prova e dhimbshme ishte protesta e djeshme”, tha Alibeaj. Më tej Alibeaj shtoi se nuk mundet kurrsesi që PD ka drejtuar tytat drejt drejtësisë së re. ”Pavërësisht problemeve që ka drejtësia, PD duhej të mbështeste SPAK dhe GJKKO, pasi një drejtësi që godet nga pushteti duhet parë si aleate”, tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.