Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama batuta në programin me të rinjtë: Konkursi nuk fitohet nëse ke kushëri Ulsiun, ose se je me PS

19:41 / October 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 10 08 at 19.26.10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, i cili prej 9 vitesh mundëson integrimin e të rinjve në eksperienca pune, në ndërveprim me profesionistë karriere pranë administratës publike, tha se konkursi nuk fitohet nëse ke kushëri Ulsiun (Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja), ose se je me PS.

”Kam dëgjuar disa të pavërteta si të hysh në administratën publike duhet të jesh nga Dibra si Ulsiu, ose nga PS. Nuk e di sa nga ju kanë kushërinj Ulsiun, apo këdo qoftë tjetër, por ajo që di unë është kjo, që në Kryeministri kam takuar personalisht një numër të caktuar si ju më parë, që hyn në praktikën e punës dhe hynë në punë.

Kur kanë aplikuar në konkurs, shumë kanë thënë ne as që nuk e besonim që do e fitonim konkursin, kemi hyrë kot sepse është e pamundur. Nëse do ishin të shitura, rreth 1 e treta e tyre nuk do dilnin pa fitues. Dalin jo fitues sepse nuk plotësojnë rregullat strikte. Ne shqiptarët nuk jemi humbësa të zotë, nuk dimë të humbin.

Fjala që është gjetur është korrupsion, etj etj.. Fatmirësisht, jo se nuk ka të tilla, po është e vërtetë që mbi 500 si ju, që në tre vitet e fundit janë punësuar pasi kanë bërë konkursin janë në 95% njerëz që nuk kanë ardhur në praktikën e punës si të rekomanduar nga dikush apo kanë mbiemër të njohur. E kanë fituar konkursin falë meritës së tyre. Cilado të jenë pengesat, ju duhet të besoni se atë gjë që doni të arrini do ta arrini dhe duhet të bëni gjithçka për ta arritur”,-tha Rama.

manja Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.