Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kaosi në Kuvend, Bardhi i përgjigjet PS-së: Me dhunuesit s’ka dialog, Milva Ekonomi u keqpërdor

15:26 / October 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur negativisht ftesës së PS-së për dialog, pas kaosit që opozita ka treguar në seancë plenare dhe në Komisionet Parlamentare. Në një deklaratë për median, Bardhi thotë se dhunuesit po shesin veten si viktima, apo edhe se përdorin deputetët e PS, ku veçoi situatën e sotme të deputetes socialiste Milva Ekonomi. ”Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës”,-thuhet në reagimin e Bardhit.

Deklarata 

Kurrë s’ka ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima; trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel; të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.

Urdhërojnë Gardën të dhunojnë opozitën dhe keqpërdorin deputetet e PS për të provokuar kolegët e tyre që janë në të drejtën e vet për tu mos u penguar pa ligj të ushtrojnë mandatin që i kanë dhënë qytetarët, dhe më pas thonë se duhet dialog. Me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Rezistenca dhe mosnënshtrimi është i vetmi mjet që i ka mbetur deputetëve të opozitës.

Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës. Në të kundërt, shumë shpejt do jetë rradha e tyre të jenë viktima të Saddam Hussein shqiptar, Edi Ramës. Prej kohësh Edi Rama dhe metodat e tij antidemokratike kundër qytetarëve dhe opozitës janë shndërruar në një rrezik kombetar.

Gazment Bardhi PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ Sindikata e Pedagogëve vendos bojkotin e mësimit në universitete: Vetëm 10% e personelit akademik firmosi peticionin  për dorëheqjen Ramës

13:43 / October 20, 2026

Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit/ Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte

12:25 / October 20, 2026

Një grup pedagogësh, mes tyre dhëndrri dhe vajza e Berishës, i bashkohen protestës, përmbysin karriget e vendosura nga Rama për dialog

12:15 / October 20, 2026

Dhuna, paralajmërimi i ‘Shtëpisë së Bardhë’/ Trump: Masa të forta për vendosjen e rendit, mbyllje kufijsh

12:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.