Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në makinën e tij në orët e para të mëngjesit të hënës në San Severino, Macerata, në Itali.
Sipas mediave lokale, i riu ishte reziden tnë këtë zonë dhe rreth orës 4.30 të mëngjesit është gjetur pajetë në makinën e tij. Mendohet se mund të ketë pasur ndonjë aksident, ndërsa makina është gjetur e ndalur në rrugën që lidh Tolentinon me San Severinon.
Në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe ambulanca, por i riu kishte ndërruar jetë. Trupui i tij u dërgua në morgun e Macerata për të bërë dhe autopsinë.