Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hapja e kapitujve, Tabaku: Opozita u la jashtë

15:28 / October 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Komisionit të Integrimit Evropian, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se konferenca e dytë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian për hapjen e kapitujve të parë të negociatave, është si një lajm të mirë, por thellësisht burokratik. Ajo pohoi se pakica parlamentare është lënë padrejtësisht jashtë këtij procesi nga qeveria, duke mos e bërë transparencë mbi dokumentet e firmosura në Bruksel.

”Qeveria është angazhuar në një luftë të pandershme dhe të pakuptimtë kundër opozitës, duke injoruar rolin që ka opozita në një shtet normal dhe një demokraci normale, a thua se procesi i integrimit është një proces ekskluziv i një force politike. Duke dëshmuar një mentalitet të shëmtuar komunist. Duke dëshmuar edhe një hipokrizi, ku nga njëra anë kërkon dialogun dhe nga ana tjetër nuk përfshin as parlamentin dhe aq opozitën në këtë proces”, tha Tabaku.

Si kryetare e Komisionit të Integrimit pati një ftesë për të gjithë ndërkombëtarët që të vijnë në Shqipëri të shohin nga afër zbatimin e reformave, për t’u bindur se opozita ka të drejtë për kritikat e saj. Nga ana tjetër, Tabaku bëri me dije se Partia Demokratike po vijon dhe një fushatë me takime në kancelari të ndryshme në Europë, për t’i njohur vendet anëtare me shqetësimet e opozitës.

”Metodologjia e re na bën ne që të jemi më shumë të përfshirë, ndaj u bëj thirrje të gjithë vendeve anëtarë që të vijnë këtu me misione faktmbledhëse, për të parë si zhvillohen zgjedhjet, si zbatohen vendimet e gjykatave, si është balanca mes pushteteve, si është situata me sulmet ndaj opozitës. Kjo fushatë është fushatë ndërgjegjësimi se në çfarë situate ndodhet Shqipëria”. 

BE EU jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.