Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Sot u hapën 5 kapituj që prekin ‘shtyllën kurrizore’ të shtetit

20:57 / October 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ferit hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E sotmja ka qenë një ditë e veçantë për grupin e punës, përfaqësuesve të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Për emocionet e çeljes së negociatave me BE-në dhe jo vetëm, ka folur për Klan News ambasadori i Shqipërisë në Union Ferit Hoxha.

Këtë të martë e cilësoi ditë madhore për vendin tonë e njëkohësisht një sfidë të re.

“Ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në BE dhe është diçka që duhet të na bëjë krenarë. Ata që ishin në Bruksel e ata që s’ishin, kanë kënaqësinë e këtij momenti fatlum pasi po konkretizohet gjithë ai mund e përpjekje ndër vite. E vërteta e prekshme e integrimit evropian, avancimi drejt anëtarësimit.”

Po çfarë është në vetvete hapja e negociatave?

“Janë përmbushur kushte, janë realizuar detyra. Hapja nuk vjen si dhuratë e BE për Shqipërinë, qeverinë apo për këdo. Vjen si rezultat i punës dhe reformave që janë bërë. Pasi janë bindur të 27 anëtarët që Shqipëria ka bërë mjaftueshëm…Hapja e një kantieri të madh ku do shihet çdo ditë, çdo javë, çdo muaj se çfarë bën Shqipëria për të plotësuar me të gjitha normat praktikat dhe mënyrën e veprimit të BE. Bashkimi Evropian përmes Komisionit Evropian që është krahu operacional i strukturave të BE verifikojnë që Shqipëria, administrata, agjencitë, pushteti qendor e lokal po bëjnë gjithçka duhet për ta shkurtuar rrugën ku Shqipëria të jetë në të gjitha nivelet, në standardet e BE”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, sot janë hapur 5 kapituj që prekin “shtyllën kurrizore të shtetit”.

BE ferit hoxha negociatat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.