Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Blushi: Po identifikojmë grupin terrorist që arrestoi Metën

16:29 / October 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1729520333 tediblushigjokutajartemispeca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënpresidenti i PL-së Tedi Blushi, në një konferencë të jashtëzakonshme, u shpreh se Ilir Meta u rrëmbye me forcë nga banditë me uniformë. Blushi thotë se gjithçka është politike dhe sipas tij nuk ka asnjë akuzë të mbështetur në fakte dhe prova ndaj Metës. Me tone kërcënuese Blushi i quan agjentët e BKH si grup terrorist, për të cilët thotë se po i identifikojnë se cilët ishin dhe do të faktojnë lidhjet e tyre me grupet kriminale.

”Garda, çuditërisht në moment e ndalimit nuk ka qenë aty prezent dhe jo rastësisht atëherë çdo shqiptar sot ndihet i kërcënuar. Kjo nuk është beteja personale e Metës, kjo është beteja e shqiptarëve të ndershëm që e duan familjen, kombin shqiptar. Ndaj Metës nuk ka asnjë akuzë të mbështetur mbi fakt dhe mbi prova, nuk ka asnjë provë, asnjë dokument, dëshmi të vërtetë që e implikon qoftë edhe në një fije floku afere korruptive.

Proces i inskenuar nga Rama dhe i zbatuar nga xhelati i tij në krye të SPAK, kësaj strukture terroriste, se akuzat e vetme për të cilat Meta është ndaluar sot janë këto që po u rendis, mbrojtja e interesit kombëtar, mbrojtja e çështjes së Kosovës, beteja e tij për mbrojtjen e çështjes së detit. Kemi dëshmitar okular se çfarë tradhtie ka bërë Rama me Bashën për çështjen e detit, dhe lufta kundër Soros.

Rama do të marrë përgjigjen më shembullore nga shqiptarët e ndershëm dhe patriotë në të katërta anët e botës, përfshi edhe veglat e tyre në këtë sistem të kapur drejtësie, që rrëmben ditën, në mes të Tiranës ish presidentin e Republikës. Jemi duke identifikuar grupin terrorist dhe do ua faktojmë me prova lidhjet e tyre me grupet më të rrezikshme kriminale, do i nxjerrim me foto dhe emra ta dinë të gjithë shqiptarët se kush janë këta terroristë që dhunuan kreun e PL”, tha Blushi.

Ilir Meta Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.