Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Shqipëri, mbahet mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s

17:21 / November 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1730476445 uefatirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë është mbajtur në Shqipëri mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s. Përfaqësues dhe zyrtarë të shumë federatave evropiane ishin në “Shtëpinë e Futbollit”, në mbledhjen e cila u drejtuar nga kreu i FSHF-së Armand Duka, i cili në të njëjtën kohë është edhe kryetari i këtij Komiteti. Para se të mbaheshin punimet në mbledhje u fol për zhvillimet që ka pësuar Shqipëria vitet e fundit në infrastrukturë, në zhvillimin e talenteve të rinj dhe investimet në aspekte teknike e strategjike të lojës.

“Në emër të UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, dua t’ju uroj mirëseardhjen në Tiranë. Jam vërtet i nderuar që po e mirëpres Komitetin e Medias të UEFA-s këtu për herë të parë dhe për mbledhjen time të dytë si Kryetar. Jemi të gëzuar t’ju mirëpresim në Shqipëri, një vend ku futbolli është më shumë se një sport, është një pasion dhe një burim krenarie kombëtare.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e infrastrukturës së futbollit, zhvillimin e talenteve të rinj dhe investimin në aspekte teknike dhe strategjike të lojës. Jemi krenarë të ndajmë me ju progresin që kemi arritur ndërsa jemi në përputhje me vlerat dhe objektivat e UEFA-s.

Komiteti i Medias i UEFA-s dhe të gjithë ne luajmë një rol të rëndësishëm në formësimin e mënyrës sesi bota përjeton dhe angazhohet me futbollin. Puna jonë siguron që vlerat dhe historitë e futbollit të arrijnë te tifozët nga çdo cep i Europës.

Sot do të kemi mundësinë të diskutojmë çështje të ndryshme në lidhje me planet e medias dhe komunikimit, një rishikim të EURO 2024, një shikim mbi planet për EURO 2025 për vajza dhe tema të tjera shumë interesante. Jam i sigurt se do të kemi një diskutim frytdhënës. Edhe një herë tjetër, në emër të UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, mire se erdhët në Tiranë dhe le të zhvillojmë një mbledhje të shkëlqyer,”-u shpreh kreu i FSHF-së Armand Duka.

Komiteti i Medias së UEFA-s kreu i FSHF-së Armand Duka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.