Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Iu arratis policisë para 5 muajsh, kapet shpërndarësi i drogës

13:49 / May 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tirane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se ka arrestuar dy persona për shpërndarje droge, njëri prej të cilëve në fakt rezultonte në kërkim që prej 1 dhjetorit të 2018, pasi i shpëtoi policisë gjatë një operacioni në kryeqytet.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin e goditjen e shprëndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Kapet dhe ndalohet shtetasi S.SH, 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar në flagrancë më datë 01.12.2018, shpërndanin lëndë narkotike canabis sativa në doza të vogla në rrugën “Bego Hoxha”, ku në momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, shtetasve të arrestuar i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 355 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Shtetasi S.SH mundi të largohej dhe u shpall në kërkim, ku më datë 20.05.2019 është kapur nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Po në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, nga forcat ”Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është goditur një rast i shpërndarjes së heroinës dhe konkretisht:

Në rrugën “Njazi Demi” Tiranë në stolat e një lulishteje, në orët e vona të mbrëmjes, nga forcat “Shqiponja “, është kapur dhe arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi:

I.A. 36 vjeç, lindur në Tiranë, pasi u kap në flagrancë me katër doza heroinë.

Materialet e mësipërme do t’i referohen prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.