Zëvendëspresidentja Kamala Harris doli të mërkurën në skenën e Universitetit Howard për të mbajtur fjalimin e saj pas fitores së Presidentit të zgjedhur Donald Trump kundër saj në zgjedhjet e 2024.
“Zemra ime është plot sot – plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri”,-tha Harris
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që donim, nuk është ai për të cilin luftuam, jo ai për të cilin votuam. Por më dëgjoni kur them: Drita e premtimit të Amerikës do të digjet gjithmonë e ndritshme,”-shtoi zëvendëspresidentja Harris.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris tha në fjalimin e saj se ndërsa i kupton emocionet e mbështetësve të saj, por vendi duhet të pranojë rezultatet e zgjedhjeve.
“Tani e di që njerëzit po ndiejnë dhe po përjetojnë një sërë emocionesh tani. E kuptoj”, tha Harris duke qeshur, përpara se të shtonte: “Por ne duhet të pranojmë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.”
Harris tha gjithashtu se ajo i telefonoi Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të pranuar garën dhe i theksoi atij se “ne do të angazhohemi në një transferim paqësor të pushtetit”.
