Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Ramën do e gjunjëzojmë”, Noka me drejtuesin politik në Kavajë

18:51 / November 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1731692239xwhatsapp image 2024 11 15 at 182136 1024x682 232
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte, Partia Demokratike ka prezantuar Fisnik Qosjan si drejtues politik për Kavajën dhe Rrogozhinën. Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka tha se PD është në fazën e ringritjes së saj dhe ka për qëllim të sjellë ndryshim përmes bashkimit dhe përfshirjes së qytetarëve në angazhimet politike. Ai foli mbi sfidat e kaluara dhe përgatitjen për zgjedhje të lira, si dhe për formimin e një qeverie teknike.

”Jemi sot në një moment politik shumë të rëndësishëm për ne. Kemi kaluar kalvar dhimbjesh dhe vuajtjesh, sepse i pashpirti, shpirtkazma, Edi Rama, me mbështetjen e Xhorxh Soros kërkonte që të zhbënte opozitën dhe pastaj të zhbënte Shqipërinë. Ne sot, jemi në një pozitë krejt tjetër, jemi në një pozitë shumë më të fortë. Ne jemi në një ringritje të pandalshme drejt pushtetit për të gjunjëzuar Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe qeveri teknike. Sot Rama po i humb aleatët një e nga një. I vetmi aleat që i ka ngelur sot është Dumani. Por edhe Dumani do çmontohet, edhe skapistët do çmontohen, sepse nuk janë funksionojnë mbi ligjin dhe bazën e ligjit. Ata janë një organizatë kriminale që ka patur synim rrënimin dhe shkatërrimin e opozitës”, theksoi Noka.

Duke folur për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Shqipëri, Noka akuzoi qeverisjen e Edi Ramës dhe siç tha ai, lidhjet e tij me elementë të korruptuar. ”Ne jemi në momente ku situata është bërë e vështirë, qoftë në aspektin ekonomik, qoftë edhe në aspektin politik. Kemi një regjim që për asnjë moment as ka menduar dhe nuk mendon për qytetarët e vendit e vetë. Kemi një regjim që nuk ka qeverisur asnjë moment shqiptarët.

Kemi një regjim që e ka shpopulluar këtë vend dhe që projekton, jo pushtet në nëpërmjet votës, por pushtet nëpërmjet dhunës, pushtet nëpërmjet vjedhjes dhe blerjes. Situata është e rëndë në të gjitha aspektet. Jemi në një situatë sot që vendi po zihet. Jemi në një moment sot që qytetarët po zgjohen, dhe është detyrë e jona, detyrë e PD dhe demokratëve të ecim dhe t’i prijmë këtij zgjimi qytetar që të bëjmë të mundur ndryshimin që të gjithë e presim dhe të gjithë të kontribojmë për të”.

Fisnik Qosja Kavaje PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.